Për një vatër familjare të gëzuar

Po jetojmë në një kohë, në të cilën po shkatërrohet koncepti i familjes. Perëndimi ka arritur një gjendje, ku nuk flitet aspak për konceptin e familjes. Edhe në botën islame, përditë na del përballë ekzistenca e dhimbjeve të brendshme të familjes me plot shembuj negativë. Ndërkohë që shembujt e familjes së gëzuar e të qetë të një kohe shumë të afërt, përjetoheshin ndërmjet myslimanëve me të gjithë bukurinë e tyre. Çfarë ka ndodhur që vatrat tona familjare të qeta, kanë filluar të marrin plagë?

Prof. Dr. M. Jashar Kandemiri, me veprën e tij “Për një vatër familjare të gëzuar”, na rikujton rëndësinë e familjes, që është guri themelor më i rëndësishëm i shoqërisë.

Nëse e përmbledhim librin, që profesori i nderuar, Jashar Kandemiri e ka përgatitur me eksperiencën e viteve, shohim se na rikujton urdhrat dhe këshillat e Allahut Teala, i Cili na njeh më mirë se sa njohim ne veten tonë dhe të të Dërguarit të Allahut, sallallahu alejhi ve sellem,  që janë të domosdoshme për një vatër familjare të gëzuar. Libri është përgatitur me mënyrën e ngrohtë të Prof. Kandemirit dhe në një format që mund ta lexojë lehtë çdo njeri nga çdo shtresë. Ai përbëhet nga dy pjesë.

Në pjesën e parë shtjellohen parimet që duhen zbatuar për një vatër familjare të gëzuar, duke filluar që me procesin e zgjedhjes së partnerit. Në pjesën e dytë shtjellohet jeta familjare e të Dërguarit të Allahut, sallallahu alejhi ve sellem, me të gjitha detajet, në mënyrë që të jetë shembull për ne në të gjitha aspektet. Adresa: Botimet Tahlil, Lagj. Kartaltepe, rrug. 60, Nr: 53/A, Bajram Pasha / Stamboll. Tel: 0212 616 22 88.

Njëra prej temave që shtjellohet më shumë në traditën e tasavufit (mistikës islame) apo ndoshta më e rëndësishmja, është tema e insani kamil (njeriut të përsosur), sepse synimi që tasavufi dëshiron ta shpjerë njeriun në fund, është pika e njeriut model, i cili ka arritur përsosmërinë dhe kënaqësinë e Allahut Teala. Për këtë arsye, çështja e njeriut të përsosur në traditën e mistikës islame mori formën e doktrinës pas Ibn Arabiut. Në këtë mënyrë, u botuan libra vetëm për këtë temë, me titull “Insani Kamil”.

Edhe libri me titull “Njeriu i përsosur në mendimin mistik”, i Doç. Dr. Isa Çelikut, është një studim i vazhdimit të kësaj tradite. Libri përbëhet nga hyrja dhe tri pjesë. Në hyrje janë shtjelluar konceptet “njeri” dhe “përsosmëri”, nën dritën e Kuranit e sunetit. Në pjesën e parë është shtjelluar tema e njeriut të përsosur në mendimin e mistikës, gradat e njeriut të përsosur, cilësitë e njeriut të përsosur dhe konceptet themelore, bashkë me nënpikat e tyre në lidhje me njeriun e përsosur.  Ndërsa në pjesën e dytë, janë shpjeguar lidhjet e njeriut të përsosur me Allahun Teala, me shoqërinë dhe me gjithësinë.

Në pjesën e vlerësimit dhe të përfundimit janë shtjelluar disa zbulime dhe vlerësime të rëndësishme. Adresa: Botimet Kankys, lagj. Mimar Sinani, rrug. Selami Ali Efendi, Nr: 5, Yskydar, Stamboll. Tel: 0216 341 08 65.

“Jam Kureshtar për xhenetin”. Ne jetojmë në një botë, në të cilën “çdo gjallesë do ta shijojë vdekjen”. Askush nuk ka mundësi të ikë prej gjërave që do të përjetohen në momentet e vdekjes dhe pas saj. Për këtë arsye, pyetjet që kanë të bëjnë me vdekjen dhe jetën e ahiretit, e kanë shqetësuar gjithmonë mendjen e njerëzve. Po pyetjeve të fëmijëve në lidhje me vdekjen dhe me gjendjen pas saj, si duhet t’u përgjigjemi? Si mund t’u përgjigjemi me një gjuhë që e kuptojnë ata?

Libri i pestë i serialit “Jam kureshtar” të Ëzkan Ëze-tit, titullohet “Jam kureshtar për xhenetin” dhe u përgjigjet pyetjeve rreth vdekjes dhe ahiretit. Edhe në këtë vëllim, si në të gjitha vëllimet e tjera, me një gjuhë që mund ta kuptojnë fëmijët, u jepet përgjigje pyetjeve për të cilat fëmijët janë kureshtarë, por që prindërit e kanë të vështirë t’u përgjigjen. Ja disa prej pyetjeve, që u jepet përgjigje në këtë libër:

Çfarë është vdekja? A është i mirë apo i keq Azraili? Çfarë na ndodh kur vdesim? Çfarë bote është bota e varrit? Si shpërthen kiameti? Si do të ringjallemi? Çfarë vendi është ahireti? Çfarë do të ndodhë në Mahsher? Si do të peshohen mirësitë? Si kalohet në urën e Siratit? Çfarë vendi është xheneti? Adresa: Botimet Ugurbëxhegi, lagj. Mahmutbej, rrug. Deve Kalldërëm, sok. Nr: 6, Bagxhëllar, Stamboll. Tel: 0212 446 21 00

Ditët e syrgjynosjes së Sulltan Abdylhamitit II

Seria e kujtimeve të Botimeve Timash, vazhdon me librin “Ditët e syrgjynosjes së Sulltan Abdylhamitit II.”  Z. Atif Hysejni, i cili i ka shkruar këto kujtime, është një doktor i obliguar nga qeveria e Bashkimit dhe Progresit për të bërë doktoraturën e veçantë nga koha kur Abdylhamiti u sërgjynos në Selanik e deri kur ndërroi jetë në Sarajën e Bejlerbejit.

  1. Atif Hysejni ka mbajtur ditar përgjatë viteve që është interesuar me Sulltan Abdylhamitin. Ky ditar, që është dymbëdhjetë vëllime dhe përfshin afërsisht nëntë vjet, nxjerr në dritë të dhëna shumë të veçanta në lidhje me Sulltan Abdylhamitin.

Ditarët që ka përgatitur Prof. Dr. Metin Hylagy, duke i marrë nga Arikivi i Institucionit të Historisë Turke dhe të cilët kanë kaluar në literaturë si njëri prej burimeve më të besueshme në lidhje me Abdylhamitin, japin të dhëna të rëndësishme në lidhje me sëmundjet e Abdylhamitit, për ilaçet e tij, për mënyrat e mjekimit që ka përdorur kundër sëmundjeve dhe, veçanërisht, për mënyrat e mjekimit bimor që ka përdorur. Mbi të gjitha, nxjerrin në pah jetën private të Abdylhamitit, strukturën e mendimit e të besimit, ndjenjat, dashuritë, urrejtjet, personalitetin, kujtimet, që kanë të bëjnë më shumë me vendet evropiane dhe qasjet e tij personale e politike.